Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Mallorcës për sezonin e ardhshëm.
Gazeta turke “Milliyet” ka shkruar se Mallorca ka vendosur që mos ta blej kartonin e sulmuesit kosovar në fund të sezonit.
Muriqi u huzua te Mallorca nga Lazio në afatin kalimtar të janarit, ekipi spanjoll ka të drejtën e blerjes së tij për 12 milionë euro.
Skuadra spanjolle ka vendosur që mos ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e Muriqit pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
27- vjeçari e nisi mirë te Mallorca duke shënuar dy gola dhe një asistim, por në gjashtë ndeshjet e fundit Muriqi nuk ka shënuar asnjë gol.
Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe pritet që sezonin e ardhshëm të kthehet në Turqi te skaudra e Fenerbahçes./GAZETA ENIGMA/