Muriqi: Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë

Muriqi: Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shpreh besim të plotë se ekipi i tij do të dalë fitues në përballjen kundër Zvicrës në Basel.

Së bashkua me përzgjedhësin Franco Foda, në konferencë për media ishte sulmuesi i Mallorcas, i cili deklaroi se i njeh dobësitë e kundërshtarit.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe kemi analizuar çdo detaj të kundërshtarit. E njohim Zvicrën dhe dobësitë e saj. Atmosfera është e jashtëzakonshme, kemi lojtarë të nivelit të lartë dhe jam i bindur se nesër do të dalim fitues”.

“Fillova keq me të kuq, pastaj shënova kundër Real Madridit, dhe kundër Zvicrës kisha raste të mira për të shënuar. Ndjenja të shënuarit golash është gjithmonë e veçantë. Jemi të gatshëm dhe shpresojmë të gëzojmë tifozët që do të jenë në stadium,” deklaroi Muriqi.

Sulmuesi kryesor i Kosovës për shumë vite, tani ka aty edhe dy sulmues të tjerë në top formë, si Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani, ku Muriqi deklaroi se ata janë e ardhmja e Kosovës.

“Personalisht mendoj se Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë. Shpresoj që të dy të mos kenë lëndime dhe ata do ta thyejnë rekordin tim të golave te Kosova”,  deklaroi Muriqi. 

Related Articles