“Muriqi është një bishë”

“Muriqi është një bishë”

Vedat Muriqi e ka rritur entuziazmin tek Mallorca që prej transferimit të tij në muajin janar nga Lazio.

Në tri ndeshje të zhvilluara të La Liga, sulmuesi kosovar i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim.

Ai po mundohet ta këndell ekipin dhe shumë shpejt është bërë lojtar i rëndësishëm në ekipin ishullor.

E paraqitjet e përfaqësuesit kosovar i ka përshëndetur edhe Miquel Parera, ish-portier i Mallorcas.

Sipas tij, prizrenasi ka sjell impakt në Mallorca dhe insiston se ish-futbollisti i Rizesporit e Fenerbahçes është vështirë të ndalet nga kundërshtarët.

“Muriqi është duke ia dhënë një frymë tjetër Mallorcas, është mjaft e vështirë të mbulohet nga ana e mbrojtësve kundërshtarë. Në ajër është një bishë. Është një lojtar që të kushtëzon si ty, ashtu edhe ekipin kundërshtar”, deklaroi Parera për “Ser Deportivo Baleares”.

Muriqi është huazuar për gjashtë muaj nga Lazio në Mallorca.

Por, klubi spanjoll e ka mundësinë e blerjes së kartonit të futbollistit për 12 milionë euro.

Nëse vazhdon me ritëm të njëjtë, Muriqi mund të mbetet më gjatë në Spanjë.

Paraqitjet e lojtarit janë përshëndetur në Spanjë, por edhe nga vetë klubi i tij, i cili po e sheh Muriqin si një super-transfer.

Related Articles