Muriqi me Mallorcan do të mundohen ta ndalin Realin sonte

Muriqi me Mallorcan do të mundohen ta ndalin Realin sonte

Mallorca – Real Madrid do të jetë ndeshja mbyllëse e xhiros së 28-të të La Ligas spanjolle.

“Los Blancos” shihen si favoritë në këtë duel dhe ata do të mundohen të fitojnë për t’u shkëputur në 10 pikë ndaj rivalit për titull, Sevilla.

Megjithatë, edhe vendësit i kanë bërë llogaritë e tyre.

Vedat Muriqi me shokë do të mundohen ta ndalin gjigantin madrilen, i cili së fundmi e siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mallorcës i nevojiten pikët për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës dhe për ta shmangur rënien eventuale nga Liga.

Aktualisht Mallorca është në vendin e 16-të, vetëm dy pikë larg pozitës që çon në një rang më të ulët garash.

Muriqi u rikthye së fundmi në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin e sontëm, në tentim për ta ndihmuar ekipin e tij, me angazhim, asistim ose gol për ta ndalur ekipin e Carlo Ancelottit.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

Related Articles