Mushkolaj: Fjalimi i Osmanit ishte goditje ndaj Kurtit, më shumë si opozitë sesa si presidente

Mushkolaj: Fjalimi i Osmanit ishte goditje ndaj Kurtit, më shumë si opozitë sesa si presidente

Analisti politik Imer Mushkolaj, për fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvend, ka theksuar se ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Mushkolaj ka theksuar se Osmani, e cila ka fituar postin e presidentes me ndihmën e Kurtit, tani po tregon që është kundër tij.

Analisti, ka theksuar se fjalimi i presidentes nuk përfshiu çështje kyçe që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

“Zonja Osmani sot këtë fjalimin që e mbajti në Kuvend e kishte ekskluzivisht  si goditje ndaj Kurtit. Albin Kurtit me të cilin ajo ka fituar vota dhe me ndihmën e të cilit ajo është zgjedhur presidente. Për ndryshe një fjalim vjetor e presidentes do të duhej të përfshinte edhe aspekte tjera jetës në Kosovë. Ajo nuk është aty presidenten vetëm për dialogun, as për dialogun, as për me na i mbajt marrëdhëniet me aleat, as për me na dhënë këshilla se qysh me u sill ne me aletë, nuk është ka edhe përgjegjësi tjera. Ajo ka përgjegjësi edhe për politikën e jashtme, edhe nuk e tha asnjë fjalë në kuptimin se çfarë do të duhej të thoshte”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai ka theksuar se Osmani, në vend që të fliste si presidente e Kosovës, e kishte marrë këtë mundësi për të vepruar si opozitë ndaj Kurtit.

“Ajo duhej të fliste për korrupsionin, stagnimin ekonomik, zhvillimor e të tjera. Pra ajo sot u tregua një presidente e cila nuk foli si presidente por si Vjosa Osmani, duke dalë si një opozitë e Albin Kurtit, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohë ka qenë aleatja më e madhe e tij”, ka deklaruar Mushkolaj, në Debat Plus.

Related Articles