Njohësi politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas shtimit të zërave se Vjosa Osmani do të rikthehet në LDK, ndonëse një gjë e tillë nuk është zyrtarizuar.
Mushkolaj tha se Osmani po pritet krahëhapur nga LDK, “të cilën e shkatërroi”.
“Pasi braktisi LDK’në dhe iu bashkua Albin Kurtit, Vjosa Osmani po pritet krahëhapur në partinë, të cilën e shkatërroi”, shkroi Mushkolaj.
“Këtë di ta bëjë vetëm LDK’ja”, shtoi tutje ai.
