Musliu: Duhet të ndalohet mbajtja e seancës ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 17 shkurt

Musliu: Duhet të ndalohet mbajtja e seancës ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 17 shkurt

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj caktimit të seancës gjyqësore më 17 shkurt, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Musliu tha se me këtë rast Gjykata Speciale fyen identitetin tonë.

“Nëse kjo gjykatë është Gjykatë e Kosovës, nëse ende thirret në autoritetin e marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, atëherë duhet urgjentisht të anuLohet mbajtja e kësaj senace e cila është përtej çdo ofendimi”, tha Musliu.

Specialja e ka caktuar seancën e parë për këtë vit ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe  të tjerëve.

Ganimete Musliu, ishte deputetja e vetme nga radhët e PDK-së e cila e kishte kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale, në vitin 2015-të/

Related Articles