Musliu i drejtohet Muratit: Jo rrenc jo, mungesa e punëtorëve është që po e lëshojnë Kosovën

Musliu i drejtohet Muratit: Jo rrenc jo, mungesa e punëtorëve është që po e lëshojnë Kosovën

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili foli sot për mungesën e punëtorëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu e ka quajtur rrenc Muratin, duke i thënë se mungesa e punëtorëve është për shkak se qytetarët po ikin nga Kosova.

Deputetja ka thënë se Qeveria e ka dëshmuar se janë të vetmit të paaftë, jokompetent dhe injorantë, teksa i quajti edhe mashtrues, zhylla e shkatërrues.

“Jo rrenc jo, mungesa e punetoreve është qe po e leshojne Kosoven.  Qytetaret po ikun nga Kosova. Po ikun nga ju! Te vetmit te paafte, jo kompetent e injorant ne çdo aspekt qe dy vjet e keni deshmu qe jeni ju. Mos i ofendo qytetaret, mjaft ua keni vra shpresen tash  ja jeni nise edhe i  ofendoni”, shkroi Musliu.

Jo rrenc jo, mungesa e punetoreve është qe po e leshojne Kosoven. Qytetaret po ikun nga Kosova. Po ikun nga ju! Te…Posted byGanimete Musliuon Wednesday, July 5, 2023

Ndryshe, pak më parë, në një konferencë për media, Murati ka përmendur dy arsye që sipas tij janë shkaku i mospërputhjes mes aftësive që kërkohen nga tregu i punës dhe atyre që shumica e të rinjve tanë i kanë dhe problemi i mosofrimit të kushteve të nevojshme nga bizneset.

Related Articles