Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kritikuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu. Ajo në emisionin Frontal ka thënë se Sadriu nuk është ambasadorë rezident në Shkup dhe se këtë pozitë ia ka dhënë bashkëshortja e tij.
Më tutje Musliu deklaroi se Sadriu për çdo ditë vjen me veturë zyrtare në Kosovë.
“Ai është ambasadorë me korrespodencë. Ai nuk është rezident, ambasadorë aktiv më Shkup. Ai çdo ditë endet në Kosovë me veturë zyrtare. Për çdo ditë Shkup-Prishtinë endet. Ai nuk është ambasadorë rezident. Atë e vuri në pozitë bashkëshortja e tij. Bashkëshorti i presidentes nuk guxon që ta keqpërdorë detyrën dhe pozitën e tij çfarëdo ”, ka thënë ajo.
Ajo më tutje tha se në Sadriu dashurinë për uniformën mund ta shfaq në forma të tjera.