Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, është shprehur se institucionet tona i kanë lënë vet ata njerëz dhe sipas saj, në asnjë rrethanë nuk kanë treguar as dinjitet dhe as respekt për lirinë.
“Krerët e shtetit tonë, institucionet tona, definitivisht i kanë lënë vet ata njerëz dhe në asnjë rrethanë nuk kanë treguar as dinjitet, nuk kanë treguar as respekt për lirinë, as për shtetin tonë. Unë jam gjithmonë për zhbërjen e gjykatës, edhe sot, edhe nesër edhe dje kam qenë edhe çdo ditë jam, sepse unë konsideroi që ajo gjykatë është gjykatë e padrejtë”, është shprehur tutje Musliu. /Gazeta Enigma/