Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka rikthyer një postim që e kishte shkruar më 26 qershor të vitit 2015, kur ishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ajo ka rikujtuar emrat e deputetëve që kishin votuar kundër Speciales, në mesin e të cilëve ishte edhe ajo.
“Flora Brovina, Nait Hasani, Fadil Demaku, Raif Qelaj, dhe unë (Ganimete Musliu) i tham përfundimisht JO Gjykatës Speciale ndërsa Rafet Rama kishte abstenuar.
83 Deputetë kishin votuar pro gjykatës me 3 gusht 2015, vendim ky që rezultoj të jetë i padrejtë dhe fatal për historinë tone”, ka shkruar Musliu.
Postimi i saj i plotë: