Musliu: Në aferën e keqpërdorimit të 1 milionë eurove përfshihet edhe zv.ministrja, “Liza ministria nuk është botë e qudirave”

Musliu: Në aferën e keqpërdorimit të 1 milionë eurove përfshihet edhe zv.ministrja, “Liza ministria nuk është botë e qudirave”

 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e cila ditë më parë denoncoi aferën e keqpërdorimit të mbi 1 milion euro me miratim të ministrave Donika Gërvalla-Schwarz dhe Fikrim Damka, sot tha se pjesë e kësaj afere po del të jetë edhe zëvendësministrja Liza Gashi.

“Thellohet afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Gërvalla-Schwarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasiqë në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata GERMIN”, tha Musliu Shoshi nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook.

Ajo tha se zv ministrja Liza përveq që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës.

“E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krejt në KUNDËRSHTIM me ligjet në fuqi. Projkti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj! Liza, ministria nuk është botë e çuditave “, tha Musliu-Shoshi.

Related Articles