Kryetarja e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura.
Ajo ka thënë se policët po qëndrojnë qe 55 orë pa në Jarinje.
Musliu ka thënë se policëve në veri përveç rraskapitjes po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.
“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve. Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.”, ka shkruar ajo.