Musliu-Shoshi: Albini e ka përzë rininë nga vendi i vet, e këtyre që kanë mbet po ua zënë frymën

Musliu-Shoshi: Albini e ka përzë rininë nga vendi i vet, e këtyre që kanë mbet po ua zënë frymën

Ariana Musliu Shoshi, deputetja e PDK-së, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore për fëmijët t’i blejnë prindërit.

Ajo tha: S’ka libra, s’ka mësimdhënës, vjedhet buka e blehet droga, harrohet e  kaluara e shkatërrohet e ardhmja.

“Krejt dhe Drejt fundosjes! Aristoteli pati thënë: Kushtojini rendësi të veçantë edukimit të rinisë. Një neglizhim sado i vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shrenjtë. Për dallim nga Aristoteli, Albini e ka përzë rininë nga vendi i vet, e këtyre që kanë mbet po ua zënë frymën! S’ka libra, s’ka mēsimdhënēs, vjedhet buka e blehet droga, harrohet e  kaluara e shkaterrohet e ardhmja”, ka shkruar ajo.

Related Articles