Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar ndaj shpenzimeve të deputetëve për karburante.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se deputetët nuk duhet të paguhen për karburante e as për pjesëmarrjen në seanca e komisione, shkruan Gazeta Enigma.
Musliu-Shoshi përveç kësaj ka shkruar se deputeti duhet t’i ketë kushtet elementare për punë.
“POR, ashtu si çdo zyrtar i lartë shtetëror, besoj edhe deputeti e meriton të i ketë kushtet elementare për punë siç është zyre për punë, këshilltarë dhe asistent”, kushte të cilat nuk i ka sipas saj.