Ish futbollisti i klubit Kika nga Hogoshti, Mustaf Latifaj vazhdon të ndihmojë klubin, në të cilin dikur ishte pjesë e tij. Së fundi, ai ka dërguar një makinë për prerjen e barit në stadium, me vlerë 3000 Euro.
Kryesia e KF KIKA, nëpërmjet një postimi në facebook ka falënderuar Mustafën për ndihmën që vazhdimisht e bën për këtë klub.
Latifaj jeton në Gjermani dhe njihet si një nga ish lojtarët më të mirë të KF Kika.