Itali – Zvicër: Formacionet zyrtare

Itali – Zvicër: Formacionet zyrtare

Sonte do të zhvillohet ndeshja e Grupit A në Kampionatin Evropian “Euro2020” ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.

“Azzurrët” duan fitoren e dytë rresht në këtë Kampionat Evropian për t’ia bërë më të lehtë rrugën drejt vendit të parë në grup.

Në anën tjetër, Përfaqësuesja e Zvicrës që vjen pas barazimit me Uellsin kërkon fitoren në mënyrë që të shtoj gjasat për kalim të grupit.

Në përballjet mesvete, Kombëtaret janë ndeshur gjashtë herë, ku Italia ka fituar tri dhe tri takime kanë përfunduar në barazim.

Ky ballafaqim fillon nga ora 21:00 me dy trajnerët që kanë bërë publike 11-shet një orë e gjysmë para fillimit.

FORMACIONET ZYRTARE:

ITALIA: Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Spinazzola, Locatelli, Jorginho, Insigne, Berardi, Immobile, Barella, Bonucci.

ZVICRA: Sommer, Mbabu, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Schar, Shaqiri.

Related Articles