Mustafa: Është papjekuri politike të tentohet të luhet me marrëveshjet me Washingtonin

Mustafa: Është papjekuri politike të tentohet të luhet me marrëveshjet me Washingtonin

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë që as që duhet të diskutohet se a duhet të zbatohet marrëveshja e nënshkruar me Serbinë në Washington në shtator të vitit të kaluar.

Mustafa në një përgjigje për T7 tha se në SHBA ndërrohen qeveritë por politikat e tyre ndaj Kosovës gjithherë kanë qenë konsistente.

“Është papjekuri politike të tentohet të luhet me marrëveshjet me Washingtonin. Marrëveshja është nënshkruar nga një qeveri legale e Kosovës. Çdo gjë që figuron në marrëveshje i takon fushëveprimit të Qeverise”, tha Mustafa.

Ai ka theksuar edhe përfitimet tepër të rëndësishme që i shkojnë Kosovës nga kjo marrëveshje.

“Pjesë e kesaj marreveshje është edhe njohja nga Izraeli, investimet amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit…. a thua dikush do të marrë guxim t’i anulojë. Cili është interesi i Kosovës të veprohet ashtu..”, tha Mustafa.

Related Articles