Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka sfiduar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ta publikojë pagën që e ka marrë për këtë muaj.
Mustafa, në një postim në Facebook, e ka publikuar pagën e marrë në muajin shkurt të vitit 2021 sa ishte ministër, e cila figuron të jetë 1208 euro, andaj kërkoi edhe nga Murati ta bëjë një gjë të tillë.
“E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023. Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka. Hekuran, sa qindra euro ia ke rritë pagën vetes?!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.