Mustafa për shkarkimin e Bordit të RTK-së, “është koha e fundit” që të mos vajtohet

Mustafa për shkarkimin e Bordit të RTK-së, “është koha e fundit” që të mos vajtohet

Përkundër se partia e tij doli të enjten kundër shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Qemajl Mustafa, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se “është koha e fundit” që të mos vajtohet, por të përcillet me përkushtim puna e bordeve të reja.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës shkarkoi anëtarët e Bordit të RTK-së.

Shkarkimi u bë vetëm me votat e deputetëve të pushtetit. Deputetët e opozitës kritikuan qasjen e Qeverisë për shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve dhe institucioneve duke thënë se po bën “kapje” të re.

Ndërkaq, Mustafa, në një postim në Facebook ka thënë se plot borde “duhet të shkarkohen minutë e më parë”.

Postimi i plotë:

Kthjelluni o njerëz e mos vajtoni!Bordi i RTK dhe plotë borde tjera duhet të shkarkohen minut e më parë sepse…Posted by Qemajl Mustafa on Thursday, July 8, 2021

Related Articles