Mustafi i ka dy fjalë për Arifin: Patericë e Vuçiqit dhe Daçiqit, gërdia e Preshevës

Mustafi i ka dy fjalë për Arifin: Patericë e Vuçiqit dhe Daçiqit, gërdia e Preshevës

Kuvendi Komunal i Preshevës sot (e diel) ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, e cila ngjalli reagimi të shumta dhe kritika për mënyrën e thirrjes së kësaj seance dhe mbajtjen e saj.

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani tha se për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal në Preshevë, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për zgjatje të jetës politike të Shqiprim Arifit, derisa këtë të fundit e akuzoi për bashkëpunim me Beogradin.

Ndaj mbajtjes së kësaj seance ka reaguar edhe Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mustafi e ka akuzuar Arifin për pazare me Vuçiqin duke e quajtur patericë të presidentit serb dhe kryediplomatit Ivica Daçiq.

“Turpi i së dielës. Pazari i së shtunës. Pushtet i shantazhit. Paterica të Vuçiqit e Daçiqit. Gërdia e Preshevës”, ka shkruar Mustafi, derisa ka shpërndarë një fotografi nga mbledhja e sotme. 

Related Articles