Myrtezani: Afati i peticionit për largimin e kryetarëve të komunave veriore pritet të zgjasë 45 ditë

Myrtezani: Afati i peticionit për largimin e kryetarëve të komunave veriore pritet të zgjasë 45 ditë

Afati i peticionit për largimin e kryetarëve të komunave veriore pritet të zgjasë 45 ditë. Kështu ka bërë të ditur Besim Myrtezani, Udhëheqësi i Grupit Punues.

‘’Nuk e dimë përfundimisht se si do jetë, por besojmë që afati po do jetë 45 ditë’’, tha Myrtezani.

Tutje Myrtezani shtoi se duke u bazuar në punën që po bën grupi punues drafti do jetë gati më1 shtator.

Tutje i pyetur për ndihmën që i ka ofruar Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Bashkimi Evropian për procesin e hartimit të udhëzimit administrativ për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës, Myrtezani tha se në këtë proces nuk kanë pasur pasur nevojë për ndihmë teknike apo profesionale, njofton 21Media.

‘’Gatishmëri për të ndihmuar procesin ka dhënë OSBE dhe BE, ne këtë proces nuk kemi pasur nevojë për ndihmë teknike apo profesionale, drafti ka me qenë i shpërndarë për te gjithë për t’i parë dhe do t’i marrim te gjitha sugjerimet’’, tha ndër tjera Myrtezani.

Related Articles