Myrto Uzuni shkëlqyer në javën e 28-të në La Liga, me çka edhe u fut në formacionin e kësaj xhiroje.
Përkundër se ekipi i tij, Granada pësoi humbje 3-2 nga Real Sociedadi, reprezentuesi i Shqipërisë ishte në formën e tij më të lartë.
Uzuni realizoi dy gola në këtë takim, ndërsa ekipi i tij duhej të mbetej duarbosh nga kjo përballje, por që sulmuesi shqiptar mori meritat e tij.
I vlerësuar me notën 8.1 nga SofaScore, lojtari është përkrah emrave të mëdhenj si, Luka Modric, Edouard Camavinga, Lucas Vazquez.
Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 28-të në La Liga