Aktorja dhe deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores kosovare, Burbuqe Berisha.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se vdekja e saj është e rëndë për komunitetin artistik.
“Na paska lanë Buqja fizikisht! Lajm shume i randë për komunitetin tonë e boshllëk për gjithë në zemrat tona. Ngushëllime familjarëve e kolegëve. Pushoftë në paqe shpirti i saj i mrekullueshëm”,ka thënë Matoshi.
Ndryshe, Burbuqe Berisha ka vdekur të mërkuren në moshën 51-vjeçare në vendin e punës në Ministrinë e Kulturës.
/Gazeta Enigma/