Nagavci: 15 nënshkrimet e Abdixhikut nuk na u janë dorëzuar neve si VV e as Kurtit

Nagavci: 15 nënshkrimet e Abdixhikut nuk na u janë dorëzuar neve si VV e as Kurtit


Shefja e Grupit të LVV-së, Arbërie Nagavci ka theksuar sot se nënshkrimet që i shpalosi mbrëmë kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku nuk i janë ofruar partisë së saj, e as kryeministrit Kurti, shkruan Gazeta Enigma.

“Ato nënshkrimet e LDK-së nuk na janë ofruar neve si VV he nuk ka asnjë lëvizje përtej asaj që e pamë në konfernecë”, tha ajo teksa bëri thirrje sërish tek opozita që të vijnë në seancën e sotme dhe të votojnë, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Nuk dimë në kënd ka aluduar Abdixhiku” kur i ka ofruar nënshkrimet theksoi tutje Nagavci.

“Jemi sot këtu për ta vazhduar seancën e djeshme. I bëjë edhe një thirrje opozitës, jemi dëshmitarë që edhe ata janë këtu në Kuvend, i fitoj të vijnë në sallë dhe t’i votojnë vendit presidenten duke i shmangur edhe një palë zgjedhje të reja”. / Gazeta Enigma.


Related Articles