Nagavci i përgjigjet Blerta Deliut- Vazhdimisht vizitoj shkolla, sidomos gjatë pandemisë

Nagavci i përgjigjet Blerta Deliut- Vazhdimisht vizitoj shkolla, sidomos gjatë pandemisë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i është përgjigjur kritikave të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, e cila tha se “Zonja ministre nuk e di nëse e ka vizituar ndonjë shkollë të vetme, përveç se është përzier në kompetencat e disa prej shkollave”, raporton Gazeta “Enigma”.

Përgjigja e Nagavcit ishte se shkolla viziton vazhdimisht, dhe komunikimi me institucionet arsimore është maksimal.
“Vazhdimisht komunikoj me pasion me mësimdhënësit, dhe po vazhdimisht vizitoj shkolla ashtu sic kam vepruar gjithmonë. Gjatë pandemisë ky komunikim është shumëfishuar. E di që për këto në institucione arsimore në çfarëdo roli, mësimdhënës, nxënës apo prindër puna gjatë pandemisë ka qenë shumëfish më sfiduese dhe për ne në Qeveri kjo përkrahje është prioritet”, tha ajo.


Tutje ajo pohoi se gjendja në arsim është larg ideales. “Gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë ne i synojmë e i dëshirojmë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Nuk është këtu më shumë se dy gjenerata të humbura, por janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të shumë mësimdhënësve dhe stafit të tjetër në shkolla, rezultatet të mos jenë ato që i dëshirojmë”, tha tutje ajo./Gazeta Enigma.

Related Articles