Nagavci: Nuk kam ndërhyrë në kompetencat e komunës në Kamenicë

Nagavci: Nuk kam ndërhyrë në kompetencat e komunës në Kamenicë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci në seancën e sotme në Kuvend tha se kanë hartuar udhëzimin administrativ për përfshirjen e punimeve shkencore në mësimdhënie. Ajo tha se tani ky udhëzim është në diskutim publik dhe se shumë shpejtë do të miratohet në ministri, raporton Gazeta “Enigma”.

Nagavci tutje foli edhe lidhur me edhe me çështjen e kthimit të fëmijëve në shkollë në Komunën e Kamenicës.

“Lidhur me çështjen e kthimit të fëmijëve të Kamenicës në mësim, janë tri çështje: reforma, ri-organizimin i shkollës dhe mësimi alternativ i përshpejtuar. Jemi në përgatitje për riorganizimin e shkollave të Kosovës. Në Kamenicë çështja është mes kryetarit të komunës dhe prindërve e që duhet që sa më shpejtë të arrijnë një zgjedhje”, ka thënë Nagavci.

Related Articles