Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi sot në Kosovë 36 persona vdiqën si pasojë e COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e viktimave, duke e quajtur ditën e sotme “ditë e rëndë për të gjithë”.
“Jetë të këputura në mes, beteja të humbura me virusin, 36 humbje të jetës së qytetarëve tanë, vetëm sot. Ditë e rëndë për të gjithë. Ngushëllime familjeve dhe miqve të atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi!”, ka shkruar Nagavci.
Nagavci iu ka bërë thirrje që qytetarët të kujdesen për veten duke respektuar rekomandimet e institucioneve shtetërore.
“Gjendja është e rënduar dhe e paparashikuar tek ne dhe gjithandej në vende të ndryshme të botës. Të respektojmë plotësisht rekomandimet e profesionistëve. Të kujdesemi për veten, për njëri-tjetrin, për të gjithë”, ka shkruar Nagavci.