Ka nisur seanca e sotme ku parashihen 16 pika për diskutim, raporton Gazeta Enigma.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e mori fjalën për të propozuar shtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare në rendin e ditës, raporton Gazeta Enigma.
Deputetët e kanë miratuar këtë propozim.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci propozoi që në rend dite të shtohen katër pika që kanë të bëjnë me katër marrëveshje ndërkombëtare.
Lidhja Demokratike e Koosvës ka thënë se në parim janë për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare, por jo sot, pasi sipas deputetit Besian Mustafa, marrëveshjet duhet t’i analizojnë fillimisht.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo është hera e fundit që do të mbështesin një gjë të tillë, pasi sipas tij, do të duhej të njoftoheshin paraprakisht.
“Marrëveshjet ndërkombëtare kanë përmbajtje që duhet një deputet t’i lexojë. Nuk duhet të lejohet kjo praktikë që në moment të fundit të sillen këto marrëveshje ndër
