Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Shtime ka zyrtarizuar Naim Ismajlin si kandidat të saj për të parin e kësaj komune, raporton Gazeta “Enigma”.
Promovimi zyrtar i Ismajlit si kandidat i PDK-së do të bëhet të dielën nga ora 15:00 në Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime.
Njoftimi i plotë:
“Zyrtare:
Naim Ismajli, Kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes.
Promovimi zyrtar: E diel, 30 maj 2021, ora 15:00, vendi: Shkolla e Mesme Profesionale Shtime”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Kujtojmë, se Naim Ismajli është kryetar i tanishëm i komunës së Shtimes.