Napoli e ‘shkatërron’ Sassuolon, shkëlqen Osihmen

Napoli e ‘shkatërron’ Sassuolon, shkëlqen Osihmen

Napoli është rikthyer te fitoret në Serie A pas tri ndeshjeve radhazi pa shijuar tri pikët.

Kampioni në fuqi i Italisë mposhti në udhëtim Sassuolon me rezultat 1:6 në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të në elitën e futbollit italian.

Por, Napoli fillimisht ishte në disavantazh, kur Racic realizoi për 1:0 për Sassuolon në minutën e 17-të të ndeshjes.

Ndërsa, festivalin e golave për Napolin e hapi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi realizoi në minutën e 29-të pas asistit nga Anguissa për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në të 31 dhe 41, Osimhen shënoi dy herë dhe në të dy rastet u asistua nga Politano.

E sulmuesi Nigerian e kompletoi hat-trikun e tij në minutën e 47-të kur shënoi pas asistimit nga Kvaratskhelia.

E ky i fundit shënoi pas katër minutave për 1:5 dhe më të 75-tën për 1:6.

Me këtë fitore, Napoli tani ka 40 pikë në vendin e nëntë, tetë më pak se Bologna që mban pozitën e katërt dhe që është synimi i këtij edicioni për napolitanët.

Në anën tjetër, Sassuolo bie në vendin e 18-të me 20 pikë të grumbulluara

Related Articles