I riu në Rahovec kapet në flagrancë me substanca narkotike në veturë

I riu në Rahovec kapet në flagrancë me substanca narkotike në veturë

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë, të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.



Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në fshatin Krushë të Madhe në Rahovec, pasi një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë kontrollit trupor, 24-vjeçarit të dyshuar i është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Related Articles