Napoli ka arritur fitore shumë të rëndësishme në San Siro, duke zbritur Milan nga vendi i dytë në Serie A.
Me fillim të ndeshjes, Elmas arriti të kalonte në epërsi skuadrën e napolitanëve, pas asistimit të Zielinski.
Në minutat e fundit ndeshja u bë shumë interesante ku Kessie arriti të barazonte rezultatin, por pas rishikimit të VAR, goli i anulua për pozitë jashtë loje.
Pas kësaj ndeshje Inter mbetët lider në Serie A, me katër pikë më shumë se Napoli e cila rikthehet tek fitoret pas një serie negative në kampionat.