Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Torino, sfidë e vlefshme për xhiron e 33-të në Seria A. “Napolitanët” fituan me rezultat 0 – 2, të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.
Ishte mesfushori Tiemoue Bakayoko që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Di Lorenzos (11′). Ndërsa, Victor Osimhen dyfishoi epërsinë pas dy minutave (13′). Në minutat e tjerë, dy skuadrat provuan të gjejnë golin dhe kishin edhe raste, por nuk i konkretizuan.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë, derisa Mërgim Vojvoda te Torino qëndroi vetëm në stol. Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e katërt me 66 pikë, derisa Torino renditët në pozitën e 16-të me 31 sosh, shkuar gazeta.sheshi.