Vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj, Shkelqimi, reagoi pasi Apeli e ka caktuar dënimin me burgim prej 35-vjetësh për Naser Pajazitajn, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçares.
Më anë të një postimi në Facebook, ai shpreh zhgënjimin dhe frustrimin ndaj sektorit të drejtësisë në Kosovë.
“Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë t’pandershëm e t’pamoralshëm. Kofsh e mallkume #DrejtesiaEKosoves”, shkroi ai.
Para vendimit të fundit, Naser Pajazitaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.