Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen e tij, raporton Gazeta Enigma.
Por, kësaj radhe ai feston më ndryshe se herave të tjera pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe disa bashkëluftëtar tjerë.
Ditëlindjen Haradinajt ia uruan familjarë e miq të tij nga distanca, duke i uruar shëndet.
Urimet më të përzemërta i mori nga vajza dhe gruaja e tij, Ariana dhe Gjejlone Haradinaj.
“Urime ditlindja heroi im , Te dua pa kufi ”, ka shkruar Ariana duke ia bashkangjitur postimit edhe dy fotografi me babanë e saj.
“Urime ditëlindja edhe shume vite !!! Me të gjitha të mirat e botës!!! “, ka shkruar gruaja e tij, Gjejlone Haradinaj.
Kujtojmë se Nasim Haradinaj po akuzohet nga Gjykata Speciale për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.