NATO formalisht fton Finlandën dhe Suedinë për anëtarësim

NATO formalisht fton Finlandën dhe Suedinë për anëtarësim

NATO ka formalizuar ftesën për Suedinë dhe Finlandë për t’iu bashkuar kësaj aleance.



Ky hap i zgjerimit është historik për mbrojtjen e bllokut pasi që zvogëlon synimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, derisa lufta në Ukrainë është duke vazhduar, raporton CNN.

NATO vendosi që të miratojë aplikacionet e vendeve, pasi që Turqia u pajtua me këtë duke shtruar rrugën që NATO të zgjerohet.

“Pranimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën Euro-Atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë është e rëndësisë direkte për aleancën, përfshirë gjatë kohës së pranimit”, thuhet në qëndrim.

Tani vendimi do të merret në 30 parlamentet e vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.

Related Articles