Shtatë të lënduar nga një aksident në Pejë

Shtatë të lënduar nga një aksident në Pejë

Sot rreth orës 17:37 ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Kliqinë në Jabllanicë të Leshanit të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë pësuar lëndime shtatë persona.

Personat e lënduar janë dërguar me autoambulance dhe vetura private në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Related Articles