Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka dënuar njohjen e Rusisë ndaj rajoneve të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se një gjë e tillë shkatërron përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe shkel marrëveshjen e Minskut.
“NATO mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne i bëjmë thirrje Moskës të ndalojë nxitjen e konfliktit dhe të zgjedhë diplomacinë”, ka shkruar ai.
I condemn #Russia recognition of Donetsk/Luhansk in #Ukraine. It erodes efforts to resolve the conflict & violates Minsk agreements. #NATO supports Ukraine sovereignty & territorial integrity. We urge Moscow to stop fuelling conflict & choose diplomacy. https://t.co/H4yczPG8XM— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 21, 2022