Aleanca për Ardhërinë e Kosovës (AAK), sot ka promovuar kandidaturën për të parin e Gjilanit, ku kandidat për këtë komunë do jetë Nazim Gagica.
Ndër të pranishëm fjalën e mori kreu i AAK-së ku tha se, sa herë që ka ardhur në Gjilan është ndjerë i mirëpritur prej strukturës së Aleancës, prej njerëzve, prej familjeve atdhetare, prej intelektualëve, prej njerëzvë të ekonomisë, sportit, të fesë kështu duke ndjerë një ngrohtësi sa herë që ka qenë në Gjilan.
“Kur isha kryetar Qeverie këtë dashuri njerzore, këtë ngrohtësi të juajën që e kam ndier çdo herë ta respektojë edhe me punë që i kemi kryer nga Qeveria edhe ju sigurojë që disa projekte shumë të mëdha, shumë kapitale nuk ka qenë lehtë me i kry, me i vendos, me i sjellë ato investime për Gjilan. Njëkohësisht edhe për krejt këtë trevë e po ashtu edhe disa vendime për prona që ia kemi aloku komunës, të cilat kanë qenë shumë me mungesë për komunën. Pra kemi bërë veprime që vërtet e iniciojnë jetën e juaj përveq atyre nacionale që krenohemi me to si Ushtria, Trepça, Pavarësimi energjetik e plotë punë tjera”.
Ai tha se këtë po e shpreh për shkak se edhe në të ardhmen Aleanca do të respektojë votën e gjilanasve dhe se vota e tyre nuk do jetë e humbur.
“Vota e qytetarit të Gjilanit do ti kthehet qytetarit të Gjilanit edhe në mënyrën si ua kanë kthyer drejtorët tonë”.
“Kemi kandidat për kryetar njeriun që ka kryer detyra ekzekutive në arsim, ekonomi, administratë dhe ka më shumë dekorata se sa rroga që ka marrë. Kandidati i Aleancës gjatë punës së tij nëpër sektorë të ndryshëm në qeverisjen komunale, është njohës i qeverisjes komunale, ka marrë dekorata nga vendorët dhe ndërkombëtarët më shumë se sa numrin e rrogave që e ka”.
Haradinaj tutje ka bërë të ditur se kandidati i Aleancës njeh thelbësisht qeverisjen komunale, të çështjeve në komunë, i cili është i përgjegjshëm dhe ka transparencë, duke thënë se të gjitha këto Gagicës i janë çmuar dhe vlerësuar lartë, kështu Haradinaj shprehet se Nazim Gagica është kandidati perfekt dhe i duhuri, i vetëm për Gjilanin.
“Vota juaj për Nazimin, vota juaj për listën tuaj që është një listë mjaftë e respektueshme, është një votë e incestuar drejtë që ti kthehet qytetarëve tuaj pas 17 tetorit , por edhe është një votë që kurdo që vjenë puna me qenë ne në vendimarrje do e respektojmë Gjilanin ashtu si kemi bërë gjithë”. Haradinaj tregoi arsyet e tij pse ka interes të madh për Gjilanin e njëra ndër to është se Gjilani lidh me Preshevën, me Luginën, duke thënë se Gjilani duhet të jetë i zhvilluar në mënyrë që të mund të përkrahet Lugina dhe banorët e saj, ata që ruajn vatrat e veta siç tha Haradinaj.
Aktualisht Gagica është Drejtor i Arsimit në Gjilan.