Gazetari i Radio Gjilanit, Nexhmedin Ymeri, ka ndërruar jetë sot (14 korrik 2026), pas një beteje me sëmundjen. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja Ymeri përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 14.07.2026, pas një beteje me sëmundjen, ndërroi jetë babai ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri. Me fjalë nuk mund të përshkruhen veprat dhe mirësia jote. Ato do të mbeten dëshmia më e bukur e jetës që ke jetuar. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenetin Firdeus”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, pas namazit të ikindisë, në orën 16:30.
Nexhmedin Ymeri do të kujtohet për kontributin e tij në gazetari dhe për angazhimin e tij shumëvjeçar në Radio Gjilan.
