Nexhat Jashari, profesori i Akademisë e Kosovës për Siguri Publike, është ndarë sot nga jeta.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, i cili ka njoftuar se Jashari do të varroset sot në fshatin Strofc të Vushtrrisë.
Ai njoftoi se i ndjeri do të varroset sot, ndërsa e pamje do të mbahet nesër.
“Me dhimbje te thellë ju njoftojmë se sot me datë 27.06.2023 ndërroi jetë babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Nexhat Jashari.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 27.06.2023 në ora 17:15 në fshatin Strofc ,Vushtrri.
Pamja do të mbahet me datë 28.06.2023 (një ditë) nga ora 9:00 deri ne ora 18:00 në Grand Hotel Prishtinë.
Me pikëllim të thellë,
Familja Jashari”