Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se dy persona të mitur janë ndaluar, pasi që dyshohen për sulm seksual, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka kërkuar për masën e caktimit të paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të mitur për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, Prokurori i Shtetit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale të lartcekur”.