Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim dhe mashtrim

Ndalohet një person, dyshohet për keqpërdorim dhe mashtrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”.

Prokuroria ka njoftuar se personi në fjalë dyshohet se përmes dokumenteve të falsifikuara ka fituar tre tender në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet, I.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton opinionin publik se ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që ti fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, thuhet në njoftim.

“Më këto veprime i lartcekuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën gjendet nën masën e ndalimit, si dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore. Me respekt, Prokuroria Themelore në Gjilan”, shkruan në njoftim./Gazeta “Enigma”/

Related Articles