Policia e Kosovës ka ndaluar një serb në Jarinjë i cili ishte në kërkim, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar.
Sipas policisë, personi i ndaluar dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, rast ky që sipas tyre është kryer kohë më parë.
“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim. Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky arrestim, nuk lidhet me rastin ku mbrëmë u plagos një polic në veri të vendit.