Një person është ndaluar dje në Gjilan, pasi që kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Në rimorkion e veturës janë gjetur mallra të ndryshëm me vlerë rreth 1160 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa vetura dhe mallrat do të dërgohen në terminal doganor.