Ndalohet për 48 orë vjehrri që dyshohet se ngacmoi seksualisht renë e tij në Pejë

Ndalohet për 48 orë vjehrri që dyshohet se ngacmoi seksualisht renë e tij në Pejë

Vjehrri dyshohet se ka ngacmuar seksualisht renë e tij në Pejë.

Viktima e ka raportuar rastin në polici ditën e hënë (15 maj), ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të policisë.

“NGACMIM SEKSUAL/Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Related Articles