“Ndash gjuani më ujë e ndash më plumba siç keni gjuajtur 20 vjet, nuk ka birë nëne që e ndal Faton Peci”, kishte deklaruar ministri i Bujqësisë gjatë një debati në një komision parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Mirëpo ai tha se për tematikën e vrasjeve të pasluftës nuk ka parapëlqyer asnjëherë të debatoj.
“Mirëpo është një fakt që shumë personalitete politike në Kosovë sot nuk janë më në jetë pasi janë eliminuar fizikisht. Janë eliminuar edhe me plumba. Është fakt se të gjitha organizatat ndërkombëtare kredibile kanë pasur vlerësim për ndërhyrje të politikës në drejtësi. Kjo barrë para se gjithash bie mbi PDK-në pasi ata kanë qenë në qeverisje dhe nuk kanë zbardhur këto raste”, tha ai në “Debat Plus”.
“Në një far forme PDK ndërlidhet me këto vrasje”, ka shtuar tutje Faton Peci.
Ai thotë se tashmë ka dëshmi që në Ministrinë e Bujqësisë ka pasur krim të organizuar.
Peci thotë se të gjithë fermerët që kanë qenë të detyruar të japin ryshfet për marrje të subvencioneve.