Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan Gazeta Enigma.
“Neurazzurët” kanë eliminuar në çerekfinale skuadrën e Romës me rezultat të pastër 2:0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
“Zikaltrit” në epërsi i kaloi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko tek në minutën e tretë, duke i realizuar ish-skuadrës së tij, teksa nuk festoi golin në shenjë respekti.
Golin që vulosi fitoren e Interit dhe i siguroi biletën tutje atyre e shënoi kiliani, Alexis Sanchez nga distanca.
Gjatë ndeshjes qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka bërë një ndërhyrja që rrallë here shihet në lojën e futbollit.
Mbrojtësi sllovak arriti që ta shpëtojë golin e sigurt duke e larguar topin në momentet e fundit.
Gjithsesi, edhe po të futej topi në rrjetë, goli do anulohej pasi që gjyqtari disa sekonda më pas kishte ngritur flamurin për pozitë jashtë loje.
Kjo është humbja e parë e Romës pas katër përballjeve, ndërsa Interi kthehet me fitore pas humbjes në derbi ndaj Milanit.
/GAZETA ENIGMA/