Ndeshja mes Bashkimit dhe Prizrenit-16 është ndërprerë pas fyerjeve raciste, hudhjeve të gjësendeve dhe futjes në fushë të tifozëve prizrenas.
Ndeshja eskaloi në çerekun e fundit ku ‘Arpagjikët’ nisën fyerjet ndaj Courtney Fells të Prizrenit-16 e më pas vazhduan të hudhnin mjete të forta në parket duke pa mundësuar zhvillimin e ndeshjes.
Sipas komentatorit të Kujtesës, Andi Loxha, lojtari i Prizrenit-16, Urim Zenalaj ka goditur një tfioz i cili u fut në fushë duke nxitur kështu edhe më shumë tensione.
Para ndërprerjes Prizreni ishte duke udhëhequr me rezultat 75-86. Pritet vendimi i gjyqtarëve nëse ndeshja do të zhvillohet apo jo. /Gazeta Enigma/.